Policia kontroll në banesën e 47-vjeçarit. Ja çfarë i gjejnë

Feb 23, 2021 | 10:03
SHPËRNDAJE

Një 47-vjeçar me precedent të mëparshëm penal është arrestuar, pasi në banesë iu sekuestrua një sasi prej 1.2 kg kanabis sativa.policia-bulqize

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas mund të posedonte lëndë narkotike në banesën e tij, organizuan punën dhe ushtruan kontroll në banesën e shtetasit A. S.

“Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1.2 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, si dhe disa kubikë ku ishin kultivuar fara cannabis sativa. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 47 vjeç, banues në Bulqizë (person me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve)”, thotë policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat  penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura