Policia kërkon atentatorin në spitale, u plagos nga anëtari i bandës së Gaxhait

May 23, 2016 | 7:55
SHPËRNDAJE

Policia e Vlorës, në bashkëpunim me kolegët e qyteteve të tjera janë vënë në kërkim të njërit prej atentatorëve që plagosi Armando Sulejmanin mbrëmjen e së dielës në hyrje të pallatit të tij në lagjen “Pavarësia”.

“Panorama.al” mëson se kanë qenë dy persona me armë dhe me maska që e kanë pritur Sulejmanin në hyrje të pallatit dhe kanë qëlluar në drejtim të tij.

Edhe i plagosuri ka qenë i armatosur dhe ka qëlluar mbi atentatorët të cilët janë larguar në drejtim të paditur.

Njëri prej tyre dyshohet se është plagosur dhe për të po vijojnë kërkimet edhe nëpër spitalet e rretheve.

foto nga vendi i ngjarjes
foto nga vendi i ngjarjes

I plagosuri është person me precedent penalë të mëparshëm dhe pak kohë më parë kishte dalë nga burgu.

Ai ishte dënuar me 20 vite burg në vitin 2002 nga Gjykata e Apelit Vlorë, vendim i cili ishte lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë.

Pasi akuzohet për vrasjen e shtetasit Robert Boraku, ngjarje e ndodhur në datën 22.6.2002.

Sulejmani më herët njihej edhe me pseudonimin Çipuri.

Q.B

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura