Policia italiane vë në pranga trafikantët shqiptarë, ja çfarë iu gjet pas kontrollit në banesë

Feb 26, 2020 | 15:13
SHPËRNDAJE

Dy shqiptarë janë vënë në pranga mbrëmjen e djeshme (25 shkurt 2019) nga policia italiane, në Savona.

arrestim

Mediat e huaja shkruajnë se shqiptarët e arrestuar janë shtetasit M.F., 31vjeç dhe M.A., 27 vjeç.

Pas arrestimit të tyre policia ushtroi kontroll në banesën e tyre ku u bë e mundur gjetja e disa drogave, saktësisht kokainës, të gatshme për shitje, sasi të mëdha parash, që dyshohet se janë fitime nga trafikimi i paligjshëm dhe materiale të ndryshme të paketimit.

Nën akuzën e mbajtjes së drogës me qëllim trafikimin e saj shqiptarët u dërguan njëri në burgun e Genova Marassi dhe tjetri në arrest shtëpie.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura