Policia italiane “prish” pushimet e David Beckham, e marrin në pyetje për 45 minuta në jahtin luksoz sepse… Ja çfarë i kërkojnë në fund

Jul 25, 2021 | 20:50
SHPËRNDAJE

davidbeckham

Ish-futbollisti i njohur David Beckham është marrë në pyetje nga policia italiane pasi ka lejuar fëmijët e tij të mitur që të bëjnë xhiro me motorë uji.

Nga fotot e publikuara nga “The Sun” shihet momenti teksa policët e marrin në pyetje në jahtin luksoz të Beckham.

Në disa foto të tjera shfaqen dhe fëmijët e tij, 16 dhe 10 vjeç teksa bëjnë xhiro me “jetski”.

davidbeckham (5)

Uniformat blu qëndruan përreth 45 minuta në jahtin e ish-yllit anglez të futbollit madje duke i kërkuar dhe mjetet e identifikimi.

davidbeckham (2)

Një prej oficerëve e njohur Beckham dhe në fund të pyetjeve i kërkoi dhe një selfie.

davidbeckham (3)

Sipas ligjit italian, fëmijëve nën moshën 18 vjeç nuk u lejohet xhiro me motorë uji. David Beckham po shijon pushimet me familjen e tij në brigjet e Amalfit në rajonin e Campanias.

davidbeckham (4) davidbeckham (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura