Policia italiane i prish gjumin shqiptarit të shpallur në kërkim, pas regjistrimit në hotel rezultoi se…

Sep 30, 2020 | 23:32
SHPËRNDAJE

Një 36-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me një vit burg është kapur nga policia italiane, në një hotel në Somma Lombardo, afër Malpensa.

policia italiane

Mediat fqinje shkruajnë se shqiptari ishte dënuar me një vit burg, për krimet e posedimit dhe prodhimit të dokumenteve të rreme të identifikimit.

Informacioni se shqiptari ishte një person i shpallur në kërkim erdhi pas regjistrimit elektronik në hotel, procedurë që përshkon bazën e të dhënave të qytetarit dhe e konfirmon atë me bazën e të dhënave që policia disponon për qytetarët me precedentë penalë.

Policët e Volante të Komisariatit të Gallarate ndërhynë rreth orës 4 të mëngjesit. Ata e morën shqiptarin nga hoteli dhe e shoqëruan në stacionin e policisë dhe më pas u dërgua në ambientet e burgut të Busto Arsizio.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura