Policia italiane arreston dy trafikantët shqiptarë, pas kontrollit në makinë dhe shtëpi iu gjet kokainë, euro dhe…

Sep 25, 2020 | 19:40
SHPËRNDAJE

Dy të rinj shqiptarë  janë arrestuar nga policia italiane, gjatë një shërbimi që synonte luftimin e tregtisë së drogës.

policia italiane

Mediat vendase raportojnë se shqiptarët të moshave 24 dhe 28-vjeç akuzohen për trafikimin e drogës dhe bëhet e ditur se ishin emra të njohur për policinë italiane.

Kontraktori i dy shqiptarëve ishte një shtetas italian banues në Firence.

Nga kontrolli i makinës dhe shtëpisë së dy shtetasve shqiptarë u zbuluan dhe sekuestruan 9 doza kokainë, 134 gramë hashash dhe 970 euro para të gatshme, të konsideruara si të ardhura nga shitja e drogës.

Të arrestuarit janë dërguar në burgun Sollicciano në Firence.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura