Policia i vëzhgonte prej kohësh, çifti shqiptar në Itali kapet me kokainë shtëpi

Mar 16, 2018 | 16:21
SHPËRNDAJE

Një çift shqiptarësh është arrestuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fiorentinës për posedim të drogës dhe trafikim të saj.

30 vjeçari dhe 21 vjeçarja burrë dhe grua janë arrestuar nga policia e Castiglionit pas një hetimi prej disa kohësh.

Stazione-di-Castiglion-Fiorentino

Mediat italiane shkruajnë se shetasi G.M dhe shtetasja G.V u mbajtën në kontroll për një kohë të gjatë dhe në momentin e arrestimit u kapën me disa doza të konsiderueshme të kokainës dhe marijuanës.

Në banesë pas kontrolli policia gjeti dhe sekuestroi 490 gr marijuanë dhe 55 gr kokainë si dhe peshore matëse dhe 100 euro të konsideruara si para të ardhura nga shitja.

Dy të arrestuarit kanë deklaruar se drogën e kishin për përdorim vetjak e ndërsa pritet të dalin para gjykatës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura