‘Policia i rrahu djalin, drejtori nxori videon e nënës me armë’, Mira Kazhani: Gafa e kryepolicit Ardi Veliu, kush e këshilloi duhet ta ketë urryer shumë

May 30, 2020 | 10:57
SHPËRNDAJE

Nga Mira Kazhani/ Zaida Çobo, nënë e divorcuar, që mediat na kujtuan se nuk ishte krejt e panjohur, dikur pjesë e Reality Show në ‘Big Brother 8’ është gruaja e videos së publikuar nga Ardi Veliu.Mira Kazhani

Nga ‘Big Brother’ kujtojmë jo pak çudira, por fakti që këtë grua mezi e kujtojmë duket se as ka shkëlqyer dhe as ka kaluar vijën e kuqe.

Aq sa e kujtoj Zaidën, ishte një nënë single që përpiqej ti jepte një motiv jetës së saj.

Vetëm në diktatura dhe në disa vende në Lindjen e Mesme shteti i jep vetes të drejtë të godasë një grua me gurë.

Sot as më shumë as më pak gafa e kryepolicit Ardi Veliu (që ai që e ka këshilluar duhet ta ketë urryer shumë) është dëshmi ulëritëse sesi nuk duhet bërë shteti.

Nuk duhet të jesh sociolog apo antropolog për të kuptuar qëllimin e Policisë: Të zbusim dhe ulim sentimentin e shoqërisë për dhunën e djalit të liqenit me argumentin se nëna nuk është një shembull i mirë.

Këshilla më e keqe, vendimi më i gabuar, mentaliteti më ordiner!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura