Policia i kap në flagrancë, gjobiten me 2 mln lekë e procedohen penalisht dy persona. Dalin detajet nga aksioni, ja pse e pësuan

May 27, 2020 | 13:01
SHPËRNDAJE

Policia e Kurbinit, në bashkëpunim me IKMT-në ka zhvilluar sot nje aksion përgjatë shtratit të lumit Mat, ku ka kapur ne flagrance duke gërryer shtratin e lumit dhe duke marrë zhavorrin dy persona.

Ata jane proceduar penalisht dhe jane gjobitur me masë administrative 2 milionë lekë të reja secili.

Nderkohe policia ka bllokuar mjetet e rënda ekskavatorë që shërbenin për të gërryer shtratin e lumit Mat.

lumi mat fadrome gerryerje

NJOFTIMI 

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me IKMT-në, kanë vijuar kontrollin përgjatë shtratit të lumit Mat, bazuar edhe në informacionet e marra për disa persona që gërryenin shtratin e lumit, duke marrë zhavorr në mënyrë të paligjshme.

Si rezultat i kontrollit u kap në flagrancë dhe u procedua penalisht shtetasi L. M., 51 vjeç, banues në Lezhë, pasi në Fushë Milot, Kurbin, në shtratin e lumit Mat, u kap duke gërryer, duke grumbulluar dhe duke marrë zhavorr.

Po gjatë kontrollit u kap dhe u procedua penalisht shtetasi B. A., 55 vjeç, banues në Milot, Kurbin, pasi në Fushë Milot, Kurbin, në shtratin e lumit Mat, u kap duke gërryer, duke grumbulluar dhe duke marrë zhavorr.

Nga ana e IKMT-së, të dy këta shtetas janë gjobitur me masë administrative 2 milionë lekë të reja secili.

Kontrollet do të vijojnë për penalizmin e çdo subjekti që tenton të marrë inerte pa leje në shtratin e lumit Mat apo që kryen krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ambientit dhe lumenjve apo zjarrvënie të qëllimshme pyjeve dhe kullotave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura