Policia e Vlorës gjen dhe asgjëson 886 rrënjë kanabisi

Jul 9, 2015 | 17:56
SHPËRNDAJE

Policia e Vlorës ka gjetur dhe asgjësuar 12 parcela me kanabis sativa, në të cilat ishin mbjellë 886 rrënjë kanabisi. Kështu, gjashtë prej tyre me 416 rrënjë kanabisi janë gjetur në Përroin e Kusarit, në fshatin Kocul të Vlorës.

Kanabisi i asgjësuar

Gjithashtu në fshatin Ramicë, në vendin e quajtur Përroi i Mullies, janë gjetur 250 rrënjë kanabisi, që arrinin deri në lartësinë 120 cm.

Në fshatin Vermik, në vendin e quajtur Tunelet e Vermikut është konstatuar 1 parcelë me 220 rrënjë bimë narkotike, me lartësi deri në 100 cm. Policia ka nisur punën për kapjen e autorëve të kultivimit të lëndëve narkotike. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura