Policia e Vlorës asgjëson 352 bimë kanabisi

Jun 30, 2015 | 17:24
SHPËRNDAJE

Policia e Vlorës ka zbuluar ditën e sotme rreth 65 bimë kanabis sativa në fshatin Kuç dhe 287 bimë të tjera narkotike në fshatin Armen.

Kanabisi i asgjësuar

Për bimët e para, të cilat u asgjësuan, është shpallur në kërkim shtetasi Besim Baraj, 55 vjeç, banues në Kuç. Ndërsa për bimët e tjera që u gjetën në fshatin Armen, nuk ka asnjë autorë të vënë në pranga, por policia po heton për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Bimët u asgjësuan me djegie nga ana e forcave të policisë. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura