VIDEO/ Policia e Tiranës nxjerr në qarkullim “dronët edukues”, e pësojnë keq shoferët që nuk respektojnë vizat e bardha

Jun 28, 2022 | 16:34
SHPËRNDAJE

Policia Rrugore e Tiranës ka ndarë pamjet nga kontrollet e kryera në rrugët e kryeqytetit në lidhje me respektimin nga ana e drejtuesve të mjeteve, të përparësisë së këmbësorëve në vizat e bardha.

Kontrollet janë ndihmuar nga ajri, nga ata të cilët policia i quan si “dronët edukues”. Pas evidentimit të shkelësve, informacionet i janë dhënë patrullës më të afërt e cila ka ndaluar mjetin dhe i ka komunikuar masën administrative.

POSTIMI I PLOTË I POLICISË TIRANË

Një ndër objektivat e “*Dronit edukues*” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vizat e bardha, shkelje e cila ndëshkohet me masë administrative, sipas nenit 189 të Kodit Rrugor.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore Tiranë, nëpërmjet kësaj videoje, ka si qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor!

Ec i sigurtë, respekto rregullat e qarkullimit rrugor!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura