Policia e Tiranës bën bilancin e javës: Janë proceduar 290 shtetas, 76 prej tyre…

Sep 24, 2018 | 17:42
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës në një njoftim në Facebook, ka treguar punën një javore të saj dhe shkruan se janë proceduar 290 shtetas, ku 76 prej tyre janë arrestuar.

“Nga Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar janë zhvilluar tre opercione policore të koduar “Ndjekja”, “Ndërmjetësi” dhe “TVSH”, ku në total gjatë këtyre operacioneve janë arrestuar 10 shtetas, 1 është proceduar në gjëndje të lirë dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim”, shkruan më tej Policia.

42526120_1127550697398422_7327578918418907136_n

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë gjatë 1 jave

Gjatë javës që lamë pas strukrurat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në kuadër të evidentimit dhe goditjes të paligjshmërisë kanë proceduar penalisht 290 shtetas, nga këta :

– 76 shtetas të arrestuar për vepra të ndryshme penale

– 195 shtetas të proceduar në gjëndje të lirë

– 19 shtetas të shpallur në kërkim

Nga Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar janë zhvilluar tre opercione policore të koduar “Ndjekja”, “Ndërmjetësi” dhe “TVSH”, ku në total gjatë këtyre operacioneve janë arrestuar 10 shtetas, 1 është proceduar në gjëndje të lirë dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në bashkëpunim me Forcat Operacionale, Shqiponjat dhe Patrullat e Komisariateve janë ushtruar kontrolle në kryeqytet gjatë të cilave janë sekuestruar 3 pako me lëndë narkotike të dyshuar “Kokainë” dhe armë zjarri “Pistoletë”.

Ka vijuar monitorimi i rrugëve urbane dhe interurbane me Radar me qëllim mbajtjen në kontroll të shpejtësisë dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë ku gjatë kontrolleve të ushtruara janë proceduar penalisht 56 shtetas, nga këta :

– 23 shtetas të proceduar për “Shkelje të rregullave të qarkullimit Rrugor”

– 27 shtetas të proceduar për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”

– 6 shtetas të proceduar për “Largim nga vendi i aksidentit”

Kanë vijuar takimet sensibilizuese me komunitetin kundër kultivimit të lëndëve narkotike, si dhe ka vijuar kontrolli i territorit.

Janë plotësuar 26 Kërkesë Padi për Urdhërmbrojtje të Menjëherëshme.

Janë kryer takime dhe mbledhje me shefat e komisariateve të kryeqytetit, për caktimin e porosive dhe prioriteteve në drejtim të evidentimit dhe goditjes të paligjshmërisë.

Për çdo emergjencë telefono në numrin 112

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura