Policia e Prokuroria: Kemi identifikuar personin me biçikletë, që vuri tritolin te farmacia e Tahirit

Feb 27, 2015 | 9:05
SHPËRNDAJE

Policia dhe Prokuroria janë shprehur se kanë identifikuar personin e maskuar që u filmua nga kamerat e një lokali ushqimesh pranë farmacisë së Bashkim Tahirit te QSUT, duke vendosur bombën te kondicioneri mëngjesin e 10 shkurtit 2015.

Personi me biciklete qe vuri tritolin te farmacia e Bashkim Tahirit

Burimet nga Prokuroria dhe Policia kanë thënë se personi që ishte fiksuar edhe në videon që u bë publike pas ngjarjes, ndodhet mes shtatë personave ndaj të cilëve prokuroria ka ngritur akuzat e “veprave me qëllime terroriste”, “krijimit të grupit të strukturuar kriminal” dhe “kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Organi i akuzës nuk preferoi të bënte publik identitetin e personit, por theksoi se ai është identifikuar. Pak ditë më parë, prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, u shpreh në lidhje me shpërthimet me tritol se “Prokuroria, Policia e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese po punojnë dhe shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete…”.

TE ARRESTUAR
1. Lumjan (Emiljano) Matmuja, 27 vjeç
2. Ernest Gjuta, 24 vjeç
3. Kamber Bruka, 31 vjeç
4. Erjon Dule, 33 vjeç
5. Emirjon Gjuta, 24 vjeç
NE KERKIM
1. Vladimir Gjuta, 35 vjeç
7. Baftjar Bruka, 24 vjeç

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura