Policia e pikasi si person të dyshimtë, futet në apartamentin ku banonte shqiptari, gjen kokainë, marijuanë dhe… (FOTO)

Oct 17, 2020 | 18:29
SHPËRNDAJE

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, në Vitebro, mëngjesin e ditës së djeshme.

kokaine

Mediat fqinje shkruajnë se i arrestuari është një 32-vjeçar.

Arrestimi

Shqiptari banonte në një apartament në Vitebro dhe pasi ishte pikasur nga policia për shkak të lëvizjeve të dyshimta, ai ishte mbajtur nën vëzhgim.

Më pas policia vendosi që të ushtronte një kontroll në apartamentin e tij ku u sekuestrua kokainë e ndarë në disa doza, dhe e mbështjellë me celofan dhe gati për t’u shitur.

Po ashtu u sekuestrua kanabis i cili ishte i future në një qese të madhe,  po ashtu edhe marihuana.

Me udhëzimin e prokurorit Dr. Adragna, personi i la u vendos në ‘arrest shtëpie’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura