Policia e gjeti në mesnatë tek shtëpia e të dashurit, 26-vjeçarja që braktisi dy fëmijët e mitur: E dashuroj, do kthehem sërish tek ai

Nov 28, 2021 | 13:42
SHPËRNDAJE

Policia e Durrësit ka publikuar njoftimin zyrtar mbi 26-vjeçaren e cila ishte zhdukur prej një jave duke braktisur edhe fëmijët e saj të mitur, për të bashkëjetuar me një të dashur që e kishte njohur në rrjetet sociale. Ajo u gjet më datë 27.11.2021, rreth orës 23:30 në banesën e A.K në Labinot Mal Elbasan.

AURETA CAULI

Blutë bëjnë me dije se ndaj saj ka nisur procedim penal për braktisjen e fëmijëve.

Më herët korespondenti i Panorama raportoi se e reja ka deklaruar në Polici që ka ikur me dëshirën e saj për të nisur një bashkëjetesë me të dashurin të cilit nuk i kishte treguar detaje mbi jetën e saj.

“Do shkoj prapë tek i fejuari në Labinot Katund. E dashuroj dhe nuk ndahem prej tij”, ka kembengulur ajo, raporton korespondenti i “Panorama”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Durrësit lokalizon dhe gjen 26 vjeçaren që ishte larguar nga banesa.

Në vijim të informacionit për largim nga banesa të shtetases A. C., sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas kallëzimit të marrë nga familjarët për largimin nga banesa të 26-vjeçares A.C., menjëherë kanë nisur kërkimet dhe veprimet hetimore.

Nga informacionet e grumbulluara si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, më datë 27.11.2021, rreth orës 23:30, u bë gjetja dhe kapja e shtetases të shpallur në kërkim A.C., banuese në lagjen Nr. 13, Durrës.

Për këtë shtetase filloi procedimi penal sepse më datë 22.11.2021, ka braktisur 2 fëmijët e mitur dhe ishte larguar me dëshirën e saj duke bashkëjetuar me shtetasin A.K., banues në Labinot Mal Elbasan.

Materialet i kaluan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

© Panorama.al

Te lidhura