Policia dhe ushtria në kontrolle në rrugë, Rama nxjerr videon: Arrestuam të pabindurit. Sot shumë më mirë se javën e kaluar në respektimin e rregullave

Mar 23, 2020 | 16:55
SHPËRNDAJE

Prej ditësh kryeministri Edi Rama ka bërë apel për respektimin e radhës dhe distancës nëpër markete apo pika shitje, ndërsa thotë se sot, respektimi i rregullave është shumë më mirë se javën e kaluar.

Ndërsa shpërndanë një video në facebook, Rama shkruan se të pabindurit janë arrestuar dhe se bashkëpunimi polici-ushtri, në kontrollin e rrugëve, ka qenë pozitiv.

rama

Postimi i plotë:

Sot shumë më mirë se javën e shkuar në respektimin e rregullave në bërje pazari e në lëvizjen në rrugë

policia e shtetit ka kryer një sërë arrestimesh të të pabindurve dhe bashkëpunimi polici-ushtri në kontrollin e rrugëve ka qenë pozitiv

nesër më mirë akoma, padiskutim!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura