Policia dështon në operacionin për arrestimin e Balilit, por prangos…

Oct 22, 2018 | 10:34
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit po vazhdon goditjen në disa fronte në të gjitha vendin për kapjen e personazheve të njohura për autoritetet shqiptare dhe drejtësinë.

Shumë prej tyre i kanë parë disa herë hekurat e qelisë por sërish në rrethana të ndryshme ia kanë dalë të kalojnë në anën tjetër.

Një operacion u ndërmor dje në Sarandë për kapjen e Klement Balilit por nuk pati rezultat, megjithatë një tjetër ‘peshk’ ka rënë në rrjetën e policisë. Burime të sigurta thanë për “BalkanWeb” se policia ka arrestuar në fshatin Stjar mbrëmjen e kaluar për llogari të Krimeve të Rënda, shtetasin Abedin Kuci, 49 vjeç. Mësohet se Kuci ka qenë anëtar i të ashtuquajturit “Grupi i Stjarit” i famshëm në vitin 1997.

Fnsh Operacion

49-vjeçari është arrestuar në vitin 2016 për trafik droge por u lirua sërish. Po kështu ai u shoqërua para disa muajsh nga policia e Gjirokastrës për verifikim pasi dyshohej sërish për trafik droge dhe përsëri i shpëtoi prangave.

Ai u arrestua mbrëmjen e kaluar forcat RENEA dhe FNSH, të cilat vijojnë të qëndrojnë në Sarandë. Ndërkaq burimet thanë për “BalkanWeb” se është arrestuar dhe një personazh i dytë i njohur, i cili është dërguar në Vlorë por emri i tij nuk bëhet i ditur.

BalkanWeb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura