Policia: Biznesmenin libanez e rrahën pas aksidentit, pranga njërit autor

Sep 15, 2016 | 9:39
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Policia identifikon autorët e plagosjes së shtetasit libanez dhe shpjegon edhe si ndodhi ngjarja. Blutë e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë kanë bërë identifikimin dhe arrestimin e shtetasit Skender Kraja, 26 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë.

“Ky shtetas në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë dyshohet se më datë 10.09.2016, në aksin rrugorë, Kashar – Rinas, pas një përplasje mjetesh, i cili ka degraduar në konflikt fizik, kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime, shtetasit F. M., 55 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit në banesë i’u gjet e sekuestrua 35 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabiss Sattiva”, thuhet ne njoftimin e policise.

 

Biznesmeni amerikan, Fadi Mitri, pak momente pasi u sulmua
Biznesmeni amerikan, Fadi Mitri, pak momente pasi u sulmua

Gjithashtu janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve V. D., 32 vjeç, banues në Sukth, Durrës dhe L. M., 39 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Nenet 89-25 dhe 283 të Kodit Penal.

Punohet për kapjen e dy shtetaseve të tjerë të dyshuar si autorë të ngjarjes.

Tre shijaksit që u paguan për rrahjen e biznesmenit libanez

Policia e Tiranës shoqëroi dje 3 persona të dyshuar si autorë të rrahjes së biznesmenit amerikan, Fadi Mitri, në rrugën e Rinasit.

Të dyshuarit janë të tre nga Shijaku dhe sipas burimeve nga grupi hetimor, dyshohet se mund të jenë paguar ose porositur nga persona të tjerë për të dhunuar e kërcënuar investitorin e huaj.

Ndërsa automjeti tip “Tuareg”, me targa italiane, me të cilën ata përplasën makinën “Mitsubishi” ku ndodhej biznesmeni me familjen, ende nuk është gjetur.

Ladi Muharremi, nje prej te ndaluarve
Ladi Muharremi, nje prej te ndaluarve

Mësohet se tre personat e shoqëruar në lidhje me ngjarjen e së shtunës janë Skënder Krahja, Landi Muharremi dhe Arben Mërkuri, të tre nga Shijaku. Njëri prej tyre, Krahja, është arrestuar pasi iu gjet një sasi hashashi në xhep. Ndërsa në lidhje me plagosjen e rëndë të biznesmenit Fadi Mitri, pritet urdhri i prokurorit.

Megjithatë, burime nga grupi hetimor thonë se ka dyshime të arsyeshme që bazohen në disa prova konkrete, që i lidhin ata drejtpërdrejt me sulmin e dhunshëm ndaj 55-vjeçarit me kombësi libaneze. Ata janë shoqëruar mbrëmjen e së martës dhe janë mbajtur rreth 8 orë në dhomat e izolimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Më pas janë lënë të lirë, për t’u shoqëruar sërish nga një grup i Njësisë “Shqiponja” dhe oficerë të Krimeve të Rënda, rreth orës 18:00, në Shijak. Këto veprime janë kryer enkas nga grupi hetimor, pasi janë siguruar provat e nevojshme.

NGJARJA

Biznesmeni amerikan, Fadi Mitri, ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmija në momentin kur u sulmua barbarisht me shkop bejsbolli. Ai është goditur 10 herë në kokë dhe 7 herë të tjera në gjymtyrë e për pasojë ka hematoma të shumta, ndërsa njërën këmbë e ka të thyer. Kanë qenë tre persona që e kanë sulmuar, pasi i kanë përplasur makinën me të cilën ai udhëtonte në rrugën e Rinasit.

Ata janë larguar me një makinë tip “Tuareg” me targa të huaja, që ende nuk është gjetur nga Policia. Sipas dëshmisë që Fadi Mitri dhe shoferi i dhunuar kanë dhënë para hetuesve, njëri nga autorët ka filmuar të gjithë skenën. Vetë biznesmeni i plagosur ka arritur të fiksojë targën e automjetit “Tuareg”, ku ndodheshin autorët, të cilën edhe e ka fotografuar, pasi mjeti gjatë gjithë rrugës kryente manovra të rrezikshme dhe parakalonte makinën e tij.

Burimet thanë se makina ka qenë me targa italiane, të vjetra, që pas verifikimeve, nuk kanë rezultuar të kenë kaluar në rrugë zyrtare kufirin shqiptar. Që prej së shtunës kur ndodhi ngjarja e deri mbrëmjen e së martës, Policia ka shoqëruar rreth 20 persona si të dyshuar, por pas verifikimeve, të gjithë janë lënë të lirë. Ndërsa për 3 personat që u shoqëruan në Shijak, ende nuk dihet nëse do të arrestohen apo jo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura