Policia bën kontroll për vjedhje, por pikas dy persona që shkëmbejnë.., pas arrestimit të rinjtë ia hedhin fajin njeri-tjetrit për “mallin” e sekuestruar

Dec 6, 2019 | 17:36
SHPËRNDAJE

Disa karabinierë që ishin duke bërë një kontroll rutinë për të parandaluar vjedhjet në zonën e Vidiana di Langhirano, vunë në pranga dy të rinj, njëri shqiptar dhe tjetri italian.  

droge

Sikurse shkruajnë mediat vendase dy të rinjtë përkatësisht shqiptari 25 vjeç, banues në Fidenza dhe 21 vjeçari banues në Salsomaggiore Terme u pikasën nga policia ndërsa ishin brenda një makine tip “Fiat Panda”.

Policia ishte po i ruante nëse ata do të kryenin ndonjë vjedhje, por u befasua kur të rinjtë filluan të shkëmbenin drogë.

Menjëherë policia bëri të mundur ndalimin e tyre dhe gjatë kontrollit ushtruar në makinë iu gjetën dhe sekuestruan 350 gram hashash.

Në moment të rinjtë filluan të hidhnin akuza kundrejtë njeri-tjetrit se kush ishte pronar i drogës, ndërsa policia iu vuri prangat.

Më pas në kontrollin ushtruar në shtëpinë e shqiptarit, emri it ë cilit nuk është bërë i ditur policia sekuestroi edhe 500 gramë hashash, ndërsa në xhepat e tij gjeti 580 euro, që dyshohet se janë fituar si rezultat i aktivitetit të drogës.

Në total thuhet se janë kapur rreth 900 gram hashash dhe të dy personat janë lënë në arrest shtëpie.

parma

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura