Policia asgjëson 3052 bimë kanabisi në Krujë

Jul 11, 2015 | 20:30
SHPËRNDAJE

Policia e Krujës, në bashkëpunim me FNSH-në ka gjetur dhe asgjësuar 3052 bimë kanabis sativa në Krujë ditën e sotme.

Foto Ilustruese

Gjetja dhe asgjësimi është bërë në kuadër të operacionit “Cudhi-2”. Nga një kontroll i ushtruar në të  gjithë  territorin e fshatit Rranxë, u gjetën 3052 bimë kanabisi, të cilat u asgjësuan. Policia është vënë në ndjekje të kultivuesve. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura