Policia arreston të kërkuarin nga Italia, ja pse akuzohet

Mar 25, 2020 | 11:24
SHPËRNDAJE

Policia e Vlores ka arrestuar nje person qe ishte ne kerkim per llogari te drejtesise italiane.policia-vlore

Sipas policise shtetasi  F. Xh., 39 vjeç, banues në Vlorë eshte arrestuar ne kuader te operacionit ndërkombëtar “Lulet e Pranverës”.

Strukturat e Policisë Vlorë, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që qarkullojnë me armë dhe lëndë narkotike, si dhe atyre të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në këtë kuadër, në vijim të operacionit ndërkombëtar “Lulet e Pranverës”, të zhvilluar në shkurt të vitit 2019, Policia e Vlorës, në bashkëpunim më Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, ka organizuar punën dhe si rezultat është bërë kapja e shtetasit në kërkim ndërkombëtar:

• F. Xh., 39 vjeç, banues në Vlorë.

Gjykata e Lecce-s, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për këtë shtetas, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal për drogat, parashikuar nga Kodi Penal dhe Dekreti i Presidentit Italian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura