Policia arreston babë e bir në Këlcyrë, dhunuan nënë e bijë

Jul 6, 2016 | 9:30
SHPËRNDAJE

Policia ka arrestuar babë e bir në Këlcyrë, Përmet, pasi kanë rrahur nënën dhe motrën.

Policia tha se dy të arrestuarit akuzohen për “Dhunë në familje” teksa ka publikuar edhe emrat e tyre:

foto ilustruese
foto ilustruese

Në pranga ranë:

Lefter Zoto,  55 vjeç, banues në Këlcyrë.

Kozma Zoto, 20 vjeç, banues në Këlcyrë.

Këta dy persona pas një konflikti në familje, babë dhe bir kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes (nënës ), M. Z , 40 vjeçe.

Gjithashtu ka marr dëmtime të lehta dhe e bija (motra) K. Z., 15 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale “Dhunë në familje, e kryer në bashkëpunim”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura