Policia arreston 4 pronarë karburantesh, 9 subjekte ndiqen penalisht për fshehje të ardhurash

May 5, 2015 | 23:16
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit deklaron se si pasojë e kontrollit në 17 pikash karburanti, janë konstatuar parregullsi në 9 subjekte, ndërsa 4 pronarë kanë rënë nën pranga. Policia deklaron se në kuadër të Operacionit për “Kontrollin cilësor, sasior e fiskal të hidrokarbureve”, që ka nisur që prej ditës së hënë nga grupet ndërinstitucionale të punës me specialistë nga Doganat, Tatimet, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, Inspektorati Qendror Teknik, si dhe nga Policia e Shtetit , janë zhvilluar një sërë kontrollesh ndaj subjekteve private të tregtimit të karburanteve në disa qytete.

Foto ilustruese

“Janë kontrolluar  17 subjekte në Tiranë, Durrës, Fier e Lezhë. Janë proceduar penalisht për fshehje të  ardhurash 9 subjekte. Janë arrestuar katër pronarë të subjekteve të tregtimit të karburanteve  si dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë. Gjithashtu nga Tatimet u bllokuan tre aktivitete tregtimi karburantesh”,-thuhet në njoftimin e policisë. Ndërsa shtohet se operacioni do vijojë edhe në ditët e ardhshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura