Policia aksion në Vlorë/ Në pranga dy vëllezër, iu gjet 20 kilogramë kanabis në banesë

Nov 14, 2019 | 19:39
SHPËRNDAJE

Dy persona, vëllezër, janë arrestuar mbrëmjen e sotme në Orikum të Vlorës, pasi iu gjet 20 kilogramë kanabis në banesë.

Arrestimi i dy vëllezërve erdhi pas një aksioni antikanabis nga drejtoria e policisë vendore, sektori i antidrogës.

pranga12-587x389Dy vëllezërit e arrestuar, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, dyshohet se janë poseduesit e lëndës narkotike.

Njoftimi i plote i policise:

Vlorë

Finalizohet një tjetër operacion antidrogë i koduar “Orikumi”.

Sekuestrohen 20 kilogramë kannabis sativa në një banesë.

Vihen në pranga 2 shtetas si bashkëpunëtor.

Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e narkotikëve, Policia e Vlorës pas nje hetimi me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka finalizuar operacionin antidrogë në Orikum të Vlorës.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në banesën e shtetasit F.B në Orikum, ku është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 20 kilogramë, e dyshuar e llojit cannabis sativa.

Në kuadër të këtij operacioni dhe në vijim të veprimeve proceduriale eshte bërë arrestimi në flagrancë i pronarit të banesës 45-vjeçari F.B.

Gjithashtu, Policia ka arrestuar në flagrancë edhe shtetasin E.K., 38 vjeç, banues në Vlorë, si autorë i implikuar në këtë ngjarje në bashkëpunim me F.B.

Materialet do ti referohen Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura