Policia, 71 mln euro për armë, uniforma dhe makina të reja

Sep 5, 2015 | 8:30
SHPËRNDAJE

Brenda dy viteve Policia e Shtetit do të ketë armë, uniforma dhe një mijë automjete të reja për të cilat do të shpenzojë 71 milionë euro.

Projekti është publikuar dje në Fletoren Zyrtare si pjesë e Strategjisë 5-vjeçare të Rendit Publik dhe planit 2- vjeçar të veprimit të Policisë së Shtetit. Vetëm për përmirësimin e shërbimeve të forcave të rendit, në zbatim të kësaj strategjie, është përllogaritur një buxhet prej 100 milionë eurosh, ose 14.5 miliardë lekë.

policia-shqiptare9562Objektivat e parashikuar në strategjinë afatgjatë të Rendit Publik, synojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe teknologjisë, gjendjen e infrastrukturës ndërtimore, përmirësimin e shërbimit të transportit, armatimit, uniformës dhe drejtimeve të tjera logjistike sipas parametrave më të mirë bashkëkohorë.

Për këtë është kërkuar nga drejtuesit dhe është miratuar nga Qeveria një mbështetje financiare e konsiderueshme, si nga buxheti i shtetit, ashtu dhe donatorë të huaj, me qëllim orientimin e asistencës së tyre kundrejt këtyre projekteve strategjike.

Në mesazhin e tij për miratimin e kësaj strategjie, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është shprehur se ky dokument ka në themel bashkëpunimin dhe koordinimin e integruar të detyrave, si brenda organizatës, ashtu edhe ndërmjet agjencive të zbatimit të ligjit, në nivel vendor, rajonal e kombëtar.

“Strategjia dhe plani i veprimit parashikojnë përmirësim të vazhdueshëm financiar për punonjësit e policisë, veçanërisht ata në terren, përmirësim të infrastrukturës së ambienteve dhe mjeteve policore, përmirësim të sigurisë dhe të kujdesit shëndetësor e shoqëror për punonjësit e policisë, për të rritur dinjitetin e tyre”, është shprehur Tahiri.

Lajmin e plote nga Etleva Delia e lexoni sot ne “Panorama” print

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura