Polici vrau kalimtarin me armë zjarri, prokuroria zbardh motivin

Dec 29, 2019 | 11:33
SHPËRNDAJE

Prokuroria Themelore në Gjilan ka dhënë detaje për motivin e vrasjes së sotme në Gjilan, të kryer nga një zyrtar i Policisë së Kosovës, dhe do të kërkojë masën e paraburgimit për autorin e vrasjes.

shiriti-i-policise-skene-krimi_1546532926-6782109-600x347

Në një njoftim për media Prokuroria Themelore në Gjilan, ka njoftuar se sot, më 29 dhjetor 2019, rreth orës 04:50 minuta, në Gjilan, ka ndodhur një vrasje e rëndë, motivet e të cilës ende nuk dihen.

“Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nato 99”, në Gjilan, ku dyshohet se pas një aksidenti në komunikacion, i dyshuari V.H., me armë zjarri, ka shtënë në drejtim, të viktimës, tani të ndjerit L.S., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”.

“Pas rastit të ndodhur në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë, prokurori kujdestar, policia dhe ekipi mjekësor, i cili edhe e ka konstatuar vdekjen e tij, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë, për obduksion”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

“Me urdhër të prokurorisë, i dyshuari V.H., është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin e veprës penale “Vrasja e rëndë” dhe ndaj tij brenda afatit ligjor do të kërkohet masa e paraburgimit, nga Gjykata kompetente në Gjilan”, njofton Prokuroria.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura