Polici Trimi u ndalua me vonesë, ishte në varrimin e Çiçës në Tepelenë

May 6, 2016 | 14:49
SHPËRNDAJE

Polici Alban Trimi, për të cilin gjykata caktoi sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’, u ndalua me vonesë nga efektivët, pasi ai ishte në ceremoninë e varrimit të viktimës, Elton Çiçës, me të cilin ishte në tavolinë natën e ekzekutimit në lokal.

cica-trimiProkuroria bën me dije se Trimi, u prangos i dyshuar për veprat penale të “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, “Shpërdorim i detyrës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Pas kqyrjes së pamjeve të kamerave të sigurisë së lokalit ku ndodhi ngjarja, Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë urdhërin e ndalimit ndaj tij, si i dyshuar për veprat e mësipërme.

“Urdhëri i ndalimit është ekzekutuar nga ana e Policisë së Shtetit pas dy ditësh, për faktin se ai nuk u gjet. Nga verifikimet rezultoi se i dyshuari ka qenë në Tepelenë, në varrimin e viktimës Elton Çiça dhe më pas është kthyer në Tiranë, ku është bërë i mundur edhe ndalimi i tij”- njofton prokuroria.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura