Polici i ndalon djalin kolegut, ai hakmerret dhe i vë tritol në makinë

Oct 7, 2015 | 12:31
SHPËRNDAJE

Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar dënimin me 75 vjet burgim për dy shtetas, të akuzuar për “vrasjen e punonjësit të policisë”, të mbetur në tentativë.  

Krimet-erenda

Ngjarja daton në 24 tetor të vitit 2013, kur polici Sh.Topolana i shpëtoi atentatit me tritol që i ishte vënë në makinë nga ish kolegu i vet, në shenjë hakmarrje, për ndalimin e djalit, pasi udhëtonte në makinë pa dokumentacion. 

Njoftimin i plote i Prokurorisë
Shaban Lami dhe Renato Kazani kanë vendosur lëndë ekspozive në mjetin e komandantit të njësive të patrullës së përgjithshme të komisariatit nr. 6, Tiranë, Sh. Toplana. Lënda plasëse, rreth 500 gramë tritol, ka shpërthyer në momentin që në të po hipte punonjësi i policisë, duke e shkatërruar mjetin, por pa i shkaktuar dëme objektivit të atentatit.

Nga hetimi rezultoi se shtetasi Shaban Lami, në atë kohë punonjës policie në Komisariatin nr. 5, Tiranë, kishte debatuar me objektivin Sh.Toplana, njëkohësisht koleg i tij, për faktin se patrullat e komisariatit nr.6 i kishin ndaluar të birin, shtetasin Ervis Lami, pasi udhëtonte me një automjet pa dokumentacion.

Për këtë arsye, duke diskutuar edhe me disa miq të të birit, të cilët kishin pakënaqësi ndaj punonjësit të policisë Toplana prej kohës kur ky i fundit punonte në komisariatin nr. 5, në Kamëz, vendosën të hakmerren ndaj tij. I pandehuri Shaban Lami, së bashku me të pandehurin Renato Kazani kanë organizuar atentatin ndaj efektivit Sh. Toplana, me veprime aktive, duke siguruar, vendosur dhe shpërthyer lëndën plasëse në mjetin e Toplanës, me qëllim vrasjen e tij.

Pavarësisht se qëllimi kriminal përfundimtar, vrasja e efektivit të policisë Sh. Toplana, nuk u realizuar përfundimisht, dy të pandehurit kanë kryer të gjithë veprimet për të finalizuar veprimet e tyre.

Për këtë arsye, në përfundim të procesit gjyqësor, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin e tyre, përkatësisht:

          Dënimin me 30 vjet burgim për shtetasin Shaban Lami

          Dënimin me 35 vjet burgim për shtetasin Renato Kazani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura