Efektivi i burgut në Peqin dhe një person tjetër kapen duke transportuar klandestinë. Çfarë i sekuestroi policia në makinë

Sep 24, 2020 | 12:38
SHPËRNDAJE

Policia e Gramshit ka arrestuar dy persona, njëri prej të cilëve punonjës policie në burgun e Peqinit. Sipas policisë, dy personat u kapën duke transportuar me makinë 6  klandestinë të huaj nga vendet e treta.

klandestine

Në pranga u vunë E. Gj., 24 vjeç, banues në Tiranë dhe S. H., 59 vjeç, banues në Gramsh, punonjës i burgut të Peqinit.

“Këta dy shtetas transportonin nga Korça, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thotë se në cilësinë e provave materiale u sekuestruan 4 aparate celular, një armë zjarri, stema dhe dokumenti i policisë i shtetasit S. H., si dhe mjetin me të cilin qarkullonin.

Njoftimi i plotë i policisë

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan, për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, pas informacioneve të marra në rrugë operative se këta dy shtetas transportonin nga Korça, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kanë kapur dhe arrestuar shtetasit:

  1. Gj., 24 vjeç, banues në Tiranë dhe S. H., 59 vjeç, banues në Gramsh.

Arrestim i shtetasit E. Gj. u bë për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, ndërsa arrestimi i shtetasit S. H.(punonjës policie në IEVP Peqin), i cili ka qenë me uniformë policie në momentin e arrestimit, u bë për veprat penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, në qytetin e Gramshit, duke transportuar me mjetin e tyre, 6 shtetas sirian, për të kaluar kufirin, me destinacion vendet e BE-së.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan 4 aparate celular, një armë zjarri, stema dhe dokumenti i policisë i shtetasit S. H., si dhe mjetin me të cilin qarkullonin.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan vazhdojnë hetimet për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura