Polici i burgjeve i dehur qëllon me armën e shërbimit, Manjani e shkarkon: Të gjykohet

Mar 11, 2016 | 10:33
SHPËRNDAJE

Me urdhër të ministrit të Drejtësisë Manjani ka shkarkuar nga detyra policin e Spitalit te Burgjeve, Kujtim Ismaili, i cili në gjendje të dehur qëlloi me armën e ëshrbimit.

Ministri-i-Drejtesise-Ylli-Manjani-759x500-1Ngjarja sipas Ministrisë, ka ndodhur në Baldushk, ne nje lokal ku polici po konsumonte alkool. Ministri Manjani thotë se punonjësi është i padenjë për të vijuar detyrën dhe kërkon hetimin e tij në “rrethana rënduese”.  “Punonjesi, i padenje per te sherbyer! Te hetohet e gjykohet ne rrethana renduese”- tha ai.

Gjithashtu, Ministria e Drejtësisë ka larguar nga detyra edhe tre punonjës të policisë së burgjeve në Tepelenë, përkatësisht Ermal Halili, Gramos Shehu dhe Sofokleos Gogaj. Arsyeja e largimit të tyre është “Shkelja e Kodit të Etikës në punë që cenon imazhin e institucionit”.

“DPB do te vazhdoje punën ne drejtim te forcimit te masave disiplinore ndaj çdo punonjësi qe nuk respekton ligjet dhe rregullat e Institucionit, me qellim ofrimin e një modeli më të mirë shërbimi në sistemin e burgjeve”, thuhet në reagim.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura