“Policët më thonë ‘A je ti trajneri i Tiranës?’ “, Egbo: I lumtur që 90% të tifozëve i kam pas meje

| 23:48
SHPËRNDAJE
 

Trajneri i Tiranës ka folur për “Complete Sports”. Ai ka rrëfyer se në Shqipëri ndihet i vlerësuar. “Ne besojmë te vetja jonë. Gjithmonë besojmë se mund t’ia dalim. Kur vetëbesimi te lojtarët është i lartë, atëherë rezultatet vijnë. Crvena Zvezda është një ekip i fortë në të gjitha standardet në Europë. Doja të fitonim, po të humbasësh 1-0 kundër një skuadre aq të madhe flet shumë për kualitetin dhe potencialin e ekipit tonë.
EgboTani lojtarëve u është rritur vetëbesimi dhe janë të gatshëm të ndeshen kundër çdo skuadre. Jang Bojs janë një klub i madh në Europë, por jam optimist se lojtarët e mi do të ndeshen dhëmb për dhembë. Për mua është një lumturi dhe krenari të trajnoj këtë skuadër në kompeticionet europiane. Në vitin 2004 luajta në kontinentin europian me Tiranën si një lojtar, ndërsa tani po i drejtoj sërish në kontinent si një trajner dhe jam i kënaqur për këtë. Ndonjëherë, kur eci rrugëve, policia apo njerëz të moshuar rreth 80-90 vjeç më ndalojnë dhe më pyesin: ‘A je ti trajneri i Tiranës?’ Jo çdokush mund të jetë tifozi yt. E njëjta gjë ndodh edhe në Nigeri, por më duhet ta them se 90% të tifozëve këtu i kam pas meje dhe jam i lumtur për këtë”, ka rrëfyer Emanuel Egbo.

PANORAMASPORT.AL

 

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.