Polica vihet në ndjekje të makinës së fierakut, pas kontrollit i gjejnë shumën e majme të parave

Jul 22, 2018 | 10:40
SHPËRNDAJE

Policia e Fierit eshte vene ne ndjekje te nje automjeti, pasi nuk iu bind bluve per te ndaluar.

Pas ndalimit te tij, forcat e policise i kane gjetur plote 30 mije euro ne makine, te cilat ai nuk ka mundur te jape nje shpjegim se prej nga vinin.

Sipas njoftimit te policise, shtetasi me inicialet K.B., ishte duke drejtuar mjetin tip “Benz”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.a7b68320-119d-4809-8d3c-cf45bd153820

Njoftimi i policise:

Në datën 21.07.2018, në lagjen “1 Maji” Fier, në vendin e quajtur “Rotondo e Kryqëzimit të Parkut”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë në pikë kontrolli dhe mbasi është ndjekur e ndaluar nga shërbimet e policisë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30450 euro, për të cilat nuk dha spjegim për origjinën e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga Nenet 287 e 242 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura