Juventusi barazoi me Atalantën 2-2 në shtëpi ditën e djeshme në një ndeshje që ka ngjallur polemika të shumta në Itali.
Pikërisht polemikat janë ngritur për 2 golat e bardhezinjve, të cilët erdhën nga pika e bardhë e penalltisë.
Në minutën e 54’, Dibala pasi tenton të krosojë në zonë, sheh topin teksa përplaset në krahun e De Run. Gjyqtari nuk ka asnjë dyshim, duke e akorduar penallti për vendasit, e cila u shndërrua në gol nga Ronaldo.
E njëjta gjë ndodh në minutën e 89’, kur Higuain gjuan një top, i cili përplaset në dorën e Muriel dhe ndryshohet tërësisht trajektorja e topin, me gjyqtarin që e akordon menjëherë penallti.
Në moviolën e bërë nga “La Gazzetta dello Sport”, thuhet se të dyja rastet ishin penallti, duke shtuar se duart në asnjë moment nuk kanë qenë në pozicion natyral dhe gjithashtu i kanë ndryshuar drejtimin topit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al