Polemikat e dorëheqjes së shefit të SHISH, Bushati: Visho Ajazi negocioi me kryeministrin

Oct 31, 2017 | 21:50
SHPËRNDAJE

Dorëheqja me s polemikash e shefit të Shërbimit Informativ Kombëtar Visho Ajazi Lika, ka shkaktuar debat jo vetëm në politikë por edhe në opinionin publik.

bushati

Pyetja që shtrohet në media por edhe që aludohet nga opozita është, nëse është ushtruar presion për largimin e tij apo është larguar me dëshirë.

I ftuar sot në studion e lajmeve në “News 24”, analisti Andi Bushati thotë  kreu i SHISH e ka negociuar dorëheqjen e tij.

“Shefat e Shërbimeve Informative zakonisht janë njerëz që flasin pak dhe fakti që Visho Ajazi u largua pa një deklarate e ka shtuar mjegullën dhe dyshimin që ka qenë një marrëveshje apo akord me kryeministrin”, tha Bushati.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura