“Polemika” kapitenësh në aksin Vlorë-Laç, Bushiç dhe Selmani i përgjigjen Idriz Bathës

Mar 12, 2018 | 12:00
SHPËRNDAJE

Në aksin Laç-Vlorë është një çështje kapitenësh, por në mes futet edhe Partizani. Tomislav Bushiç i Flamurtarit dhe Gentian Mezani i Laçit bashkohen vetëm në një pikë pas ndeshjes së fundit, ku kurbinasit fituan 4-2 ndaj vlonjatëve mes polemikave të mëdha për arbitrimin.

Bushic dhe Selmani

Dje, “Panorama Sport” ka folur me të dy futbollistët, të cilët i janë përgjigjur Idriz Bathës, i cili është i bindur se Partizani meriton të jetë në Europë, pasi ka lojtarë më të mirë se Flamurtari e Laçi. “Partizani këtë sezon, si neve dhe Flamurtarit, nuk ka arritur të marrë asnjë fitore”, thotë portieri i Laçit. Nga ana tjetër, kroati ka një përgjigje konkrete:

“Partizanin e eliminuam nga Kupa e Shqipërisë. Batha është lojtar i mirë, por ne kemi futbollistë më të mirë se Partizani”. Ndërkohë, në epiqendër të polemikave është çështja e arbitrimit në ndeshjen e fundit në Laç, aty ku kryesori Kridens Meta dhe anësori Ergin Doda, dhanë vendime që penalizuan Flamurtarin.

Batha

Bëhet fjalë për golin e parë, i cili ishte në pozicion jashtë loje, por gjithashtu edhe penalltinë e fituar nga Rexhinaldo. Këtu kapitenët ndahen. “Nuk e vendosi arbitri ndeshjen, e merituam fitoren. Flamurtari humbi dhe kërkon të justifikohet”, ka thënë Selmani, i cili për herë të parë këtë sezon e ndoqi nga stoli takimin, për shkak të një dëmtimi.

sELMANI

Bushiç shkon edhe më tej, duke rrëfyer edhe atë që i kishte thënë arbitrit gjatë ndeshjes. “I thashë pse e bëre këtë, nuk është mirë se po e ndjek gjithë Shqipëria ndeshjen. Ndërsa Meta po më shikonte dhe vetëm qeshte”, tregon sulmuesi kroat i kuqezinjve.

bushic

Në intervistën për gazetën, si Bushiç dhe Selmani flasin edhe për objektivin sezonal, teksa të dyja skuadrat duan Ligën e Europës. Laçi është pozitiv në duelet me Flamurtarin dhe Partizanin deri më tani, teksa i ka mposhtur dy herë dhe ka barazuar një herë me secilën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura