Polakët ‘mësyjnë’ në faqen e Kukësit, i quajnë “majmunë” dhe “njerëz të botës së tretë…”

Jul 31, 2015 | 7:07
SHPËRNDAJE

Pas pezullimit të ndeshjes mes Kukësit dhe Legias së Varshavës, tifozët polakë kanë sulmuar me fyerje dhe kërcënime faqen e Kukësit në rrjetin social “Facebook”.

Komentet ne faqen zyrtare te Kukesit ne "Facebook"
Komentet ne faqen zyrtare te Kukesit ne “Facebook”

Incidentet që çuan në ndërprerjen e ndeshjes në stadiumin “Qemal Stafa”, filluam pas goditjes me çakmak të lojtarit polak nga tifozët vendas.

Pas ndërprerjes së takimit, një pjesë e tifozerisë polake shprehën ‘zemërimin’ në rrjetet sociale, përfshirë edhe faqen e Kukësit në “Facebook”.

Në komentet e tyre shihen fyerje në gjuhën angleze ndaj tifozerisë vendase dhe shqiptarëve si ‘njerëz të botës së tretë, terroristë që serbët i njohin mirë…” etj. Disa prej komentuesve polakë shpresojnë që UEFA t’u japë fitoren në tavolinë.

Në përgjigje të tyre duken shumë pak shqiptarë që mbrojnë tifozerinë vendase. Madje në komente shfaqen edhe shqiptarë që fyejnë tifozët vendas në staduim me shprehjen “hajde tifoz …, tani me kto qe bane, klubi do te haj gjob nga fifa…”

Ndërkaq, dhuna mes tifozerive ka çuar në ndërprerjen e ndeshjes dhe më pas në pezullimin e saj dhe shkak për këtë u bë goditja me çakmak e futbollistit polak, Odrej Duda. Ky i fundit u godit menjëherë pasi Legia shënoi golin e dytë dhe të avantazhit.

Untitled-13
Untitled-13 Untitled-14

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura