Pogradec, Rama sulmon kandidatin Kapri: I ka partitë si shpi me qera. Ka dalë nga PSD në emër të PD pasi nuk i dha vulën LSI

Jun 16, 2015 | 19:45
SHPËRNDAJE

Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka mbyllur sot fushatën elektorale në Pogradec, katër ditë nga mbajtja e zgjedhjeve të 21 Qershorit. Kryeministri Edi Rama dhe deputeti Bashkim Fino kanë sulmuar kandidatin e Partisë Demokratike Eduart Kapri, për të cilin thanë se pasi i mbylli derën LSI-ja, tani kërkon votën në emër të PS-së, por si kandidat i PD-së. Rama i dha përgjigje pretendimeve se Kapri u kërkon votën pogradecarëve duke u treguar mesazhet që gjoja i vijnë nga kryeministri Rama.

Rama ne fushaten permbyllese ne Pogradec

“Mbase eshtëe më e parëndësishmja por dëshiroj tua them se më bëri shumë përshtypje kur mora vesh se ky kandidati që ka dalë nga PSD në emër të PD pasi nuk i dha vulën LSI, u tregon njerëzve telefonin sikur merr mesazhe nga unë. Po ç’janë këta? Ku i ka gjetur PD këta njerëz, ç’është ky hall që ka gjetur PD po na ka gjetur edhe ne me PD-në? U bënë disa ditë që tentoj për të shmangur komentet për kandidatët e PD por nga ana tjetër ëeshtë e pamundur… vij këtu, ky paska bërë shkollë më thanë ekonomik po ky qenka mashtrues, tregon telefonin e i thotë ma jepni votën… kjo është katandia ku ka përfunduar PD për fat të keq, vërtet që janë për të qeshur po mua më vjen për të qarë se është parti që është pasuri kombëtare dhe është bërë sot shëmbëlltyra e ikjes në drejtim të paditur, duke marrë ça t’i dalin përpapra gjithë çfarë lloj personazhesh e duke ardhur vërdallë si trupë cirku…. ky i çon mesazhe vetes së vet dhe thotë mi çoi kryeministri….zgjedhja është midis një pelivani dhe një gruaje që ka treguar se di ta shohë qytetin me sytë e të ardhmes dhe se di të jetë njeriu juaj dhe për ju…ky kandidati i PD i ka partitë si shpi me qera”,- tha Rama.

“Një kundërshtar politik të importuar nga PSD-ja tek PD-ja, ata nuk kanë kandidat për zgjedhjet e 21 Qershorit, kur kandidati kundërshtar bën mesazhe në emër të Edi Ramës dhe thotë votoni 23-shin’,- tha Bashkim Fino.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura