Pogradec, Rama: Mes meje e Dianës, Lasgushi do zgjidhte atë, kurse atij të PD do i lëshonte qenin

May 16, 2015 | 11:49
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Votë për Diana Milen ka kërkuar kryeministri Edi Rama nga banorët e Pogradecit më 21 qershor. Në një ceremoni që si është bërë tashmë e udhës nuk kanë munguar batutat, ironitë, dhe shpërfilljet e kundërshtarit, Rama ka theksuar se edhe Lasgushi i madh mes tij e Dianës, do të zgjidhte Dianën, ndërkohë që kandidatit të PD-së, do t’i lëshonte qenin. 

Rama dhe Meta ne Pogradec

 

“Janë për tu ruajtur me qen këta të PD, ngaqë jo vetëm nuk dinë të bëjnë punë, por prishin rendin dhe qetësinë publike në cdo qytet duke sharë, shpifur, bërtitur dhe faktikisht bëjnë sikur ndjehen të stresuar dhe të keqëardhur për demokracinë e ankohen pse unë them që duhet të votojnë kandidatët tanë si e vetmja rrugë për të siguruar bashkëpunimin intensiv me qeverinë”- tha Rama.

Kryeministri theksoi se ata që bëjnë sikur shqetësohen “e dinë që ne e dimë edhe më mirë se ata se ca duan ata. Ata duan që duke nxitur pakënaqësi duke rrotulluar thikën në plagën që hapën vetë dhe duke e transformuar fushatën në betejë konfliktuale për politikën e madhe të gënjejnë sa më shumë njerëz dhe të bëjnë që në bashki të vënë nganjë zëdhënës të SHQUP-it”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura