Pogradec, aksidentohen për vdekje bashkëshortët, kapet drejtuesi i mjetit

Oct 9, 2015 | 23:38
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Pogradec duke lënë të vdekur dy këmbësorë. Pas ngjarjes Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit Arjan Çela.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Ky i fundit dyshohet se ka aksidentuar me mjetin e tij tip ‘Audi’ dy këmbësorët Faride Rexhollari, 73 vjeçe dhe Neki Rexhollari 80 vjeç.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në fshatin Gështenjas. Forcat e rendit po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ndodhi aksidenti tragjik që i mori jetën dy bashkëshortëve të moshuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura