Poezitë e Visar Zhitit, prej dhembjes dhe bukurisë

Jun 7, 2018 | 12:11
SHPËRNDAJE

ENNIO GRASSI

Biografia letrare e poetit sh qiptar Visar Zhiti, në panoramën europiane ndër më të mëdhenjtë e kohës sonë, është një gjë e vetme me atë ekzistencialen. Në fillesë ishte dhembja, burim dhe formë. “Letërsia, si i gjithë arti, është rrëfimi që jeta nuk mjafton” Fernando Pessoa Biografia letrare e poetit shqiptar Visar Zhiti, në panoramën europiane ndër më të mëdhenjtë e kohës sonë, është një gjë e vetme me atë ekzistencialen. Në fillesë ishte dhembja, burim dhe formë së bashku i élan vital, i ndjekur me çdo çmim, pavarësisht gjithçkaje, për t’u bërë kërkim i pashmangshëm i sensit dhe i pyetjes absolute.

ennio grassi

Nëse tekstet e përmbledhjes së parë në italisht, “Croce di carne”, 1997 (Kryqi prej mishi), pjesë së të cilës u ruajtën në kujtesë nga burgu i ashpër në gulagët e Enver Hoxhës, i zbuluan lexuesit italian një zë me intensitet të paparë, të endur në dëshminë e një tragjedie individuale dhe kolektive, më pas ato të “Confessione senza altari”, 2012 (Rrëfim pa altarë), paraqitën botën me një vizion të ndërtuar mbi arkitektura leximi të një imagjinate që nuk njeh kanone, nga Esenini te Tsvetaeva e Achmatova, nga Walt Whitman te Borges, nga Montale te Federico Garcia Lorca, forma të një fjale që kërkon portat e jetës në lirinë më absolute.

Në “La notte è la mia patria”, 2018 (Nata është atdheu im), kemi poetin që lexon në errësirën e shpirtit, si në një dorë kozmike, shenjat e “agimeve të reja”; copëra yjesh që përndezin papritmas, në shenjën e një shprese të mundshme, zemrën e territ. Tri “dhomat” e kësaj përmbledhjeje (Dëshirë yjesh, Ku është jeta?, Kjo ditë e gjithë për të kujtuar) janë të banuara pikërisht nga çështja: britmë, pëshpëritje, vënie në skenë të hapësirave, vertikale e vizionare, të pa përshkrueshme ndryshe. Fjala merr vlerën e një universi tjetër, por asnjëherë jo vetëreferues, aq më tepër i mishëruar fizikisht në emocionet e poetit lutjeplotë:

Marr dorën e butë të kësaj mbrëmjeje

e ledhatoj, pastaj e hap

për të parë fatin.

Kjo vijëz e brishtë është rruga,

ku po ecim, që do të na çojë

në agsholet e reja,

andej ku jeta është e gjatë, e gjatë

sa lumenjtë

e diejt dalin nga ujrat

si ëndrrat e arta nga shtrati.

(…)

(nga “Lexoj fatin e mbrëmjes”) Është sensi i asaj “dëshire yjesh”, që titullon dhomën e parë dhe që, në lutjen e përndritur e shkrirëse ndaj BiritAtë, e kthen, trans-duce, në një këngë dhembshurie, në dhembjen e humbjes: “(…) ikonën e gjallë të fytyrës tënde mbaj/ me aureolën/e shpirtit tim përreth. / Jepma dorën dhe bekomë/ Biri im, Ati im”

visar zhiti

Dhe është ndërkohë një këngë-rapsodí së bukurës, jo vetëm si antidotë për dhimbjen, por vetë formë e asaj pyetjes, pikërisht absolutes, e cila vetëm mund të zbulojë gramatikën e jetës dhe nëpërmjet saj edhe të dhënat e një njohjeje të mundshme. Në vendet ekstreme të shpirtit të banuar nga fjala, poezia e Zhitit inkorporohet deri sa bëhet botë, univers. Pyetja (Ku është jeta?) është ende njehsori i dhomës së dytë. Dhjetë tekstet e një requiemi, ku poeti, në dëshirën e një kuptimi të ekzistencës në detin e dhimbjes, kërkon fjalët që thonë një domosdoshmëri jete, pavarësisht nga jeta:

Ku është jeta,

se ndonjëherë më duket se gjendet

jashtë meje dhe bën dhe pa mua?

Po unë a mund të bëj pa jetën

si për t’u hakmarrë?

Një pyetje, pra dialoguese me misterin e humbjes, me non-sensin e tij, i njëjti si i Maries, nënës së të Kryqëzuarit, i njëjti mister që ndjell Leopardi në “Canto notturno” “Po pse, moj Jetë, /më ngarkon ndërkaq me ato që dot nuk i mban (…)” dhe fjalët “memece” të lutjeshumit të Pyetësorit (Libro delle interrogazioni) të Edmond Jabès. Fjala ngrihet atëherë, në një epifaní të re, në rilindjen e birit. Dritë e një vullneti të papërmbajtshëm të jetës (“Dua ta gdhend dritën / dhe pas vdekjes”) me forcën e një dëshire që bëhet mermer dhe ujë i bekuar.

Dhoma e tretë (Kjo ditë e gjithë për të kujtuar) hap më së fundi këngën shenjtërore. Në pajtimin e shpirtit me vetë da-sein në zërin që bëhet i tërë njësh me arkitekturat vizionare të një bote të përtërirë dhe ku dhembja gjen vetë ngushëllim: “Dhe vjen nata dhe fati im i mbetur/ ndriçon si mermer në errësirë …”

Përktheu dhe pajisi me shënime Ed. Ag.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura