Poezia e pazakontë e Moikom Zeqos

May 24, 2016 | 18:00
SHPËRNDAJE

JENNIFER SCHOMBURG KANKE *

Nuk është diçka e pazakontë për poetët për të mbushur koleksionet e tyre me momente mori (shprehje latine-një teori dhe praktikë latine mbi refleksionet mbi vdekjen dhe mortalitetin) me nostalgji, keqardhje dhe meditime për fundin. Poeti shqiptar Moikom Zeqo nuk është aspak poeti i zakontë, ashtu si dhe libri i tij “Zodiak” nuk ka qëndrim të zakontë mbi fundin.

moikom-zeqooooKy botim dy gjuhësh me poezi të shkruara në fund të viteve 1990 trajton fundin e mijëvjeçarit, rënien e komunizmit në Europën Lindore, dhe zbehjen dhe dekadencën e qytetërimit perëndimor në tërësi.

Por, ashtu siç trajtohen fundet, trajtohen dhe fillimet, rinisjet dhe limitet në poezitë që e vërtisin lexuesin nëpërmjet të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes në një udhëtim të hareshëm të logjikës asociative, ose siç e thotë vetë Poema e Dytë e përmbledhjes.

“Çdo mbërritje, është rikthim. Çdo fund, është dhe fillim”. Rifillimi i madh dhe i përjetshëm duket si një fokus i natyrshëm për këtë poet, i cili për disa kohë ka punuar më- sues në periferi (gjatë një periudhe “internimi” në vitet 1970), Ministër i Kulturës në Shqipëri, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, por edhe një arkeolog nënujor, për të përmendur vetëm disa prej shumë jetëve që ai ka udhëhequr.

Imazhet e këtij libri në të njëjtën kohë testojnë si dhe marrin në pyetje historinë dhe kulturën e një vendi që ka qenë nën kontrollin e perandorive romake dhe otomane, të Musolinit dhe më vonë nën diktaturën shtypëse komuniste.

Së bashku me poezitë parashikuese, këto poezi bazuar në dymbëdhjetë shenjat e Zodiakut, e bëjnë lexuesin të imagjinojë se si mund t’u vësh krahë fluture luanëve biblikë, si t’i bësh amforat me baltë nga kockat e Cezarit, dhe se si t’i ngulësh sytë lëkurës së kuqe e të krisur nga ekzema e Prometeut. Me “Zodiakun”, Anastas Kapurani dhe Wayne Miller e kanë treguar veten si përkthyes të ndjeshëm dhe të aftë, duke i dhënë poezive hapësirën e duhur zbavitëse midis kontrollit dhe braktisjes.

Siç thekson Miller në parathënie, Zodiaku ngjason me “Gjethet e Barit” të Whitmanit, që e mbështjellin lexuesin në një ditiramb titanik të një njeriu të ditur. Zeqo, sidoqoftë, është më i hidhur dhe sarkastik (ose do më realist) se Whitmani, dhe mbart me vete ndjenjën e studiuesit të pakënaqur, shoqëruar me një nocion postmodern, mbi të cilin lexuesit duhet të punojnë pak, për të kuptuar shkrimin.

Ata që janë të gatshëm të kenë durim dhe luajalitet në angazhimin e tyre me tekstin, shpërblehen rregullisht me rreshta të tillë si… “T¸ përditshme e kam alegorinë si k¸mish¸/ te flok¸t e kozmosit, sa shum¸ morra hyjnish!”. Ky është një tekst i pazakonte që meriton (dhe kërkon) vëmendje të fokusuar. Ky është një tekst që të gjithë ata të dashuruar të Ashberit (Ahbery-poeti me i madh amerikan i ditëve të sotme në SHBA), që mendojnë se po bëjnë diçka të re, duhet ta lexojnë “Zodiac” të Zeqos dhe ta mësojnë.

(*Jennifer Schomburg Kanke, poete shumë e njohur amerikane në Florida. Shkrimi i saj është botuar në revistën prestigjioze “WORLD LITERATURE TODAY”)

Përktheu në shqip Kleitia Zeqo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura