Po zbriste nga autobusi, 80-vjeçari rrëzohet dhe pëson dëmtime të rënda! Dërgohet me urgjencë në spital

Sep 26, 2022 | 11:26
SHPËRNDAJE

Një 80-vjeçar me iniciale E.M. është rrëzuar aksidentalisht teksa ka qenë duke zbritur nga autobusi i linjës në Bathore.

kamze

Policia bën me dije se ai është dëmtuar në këmbë dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 10:15, në Bathore, shtetasi E. M., 80 vjeç, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht duke zbritur nga autobusi i linjës dhe si pasojë është dëmtuar në këmbë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes’, thuhet në njoftimin e policisë.

..

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura