“Po vuaj”/ Pas reagimit të Feros, Arbenita Ismajli i vendos ‘vulën’ ndarjes nga reperi? Modelja publikon videon e papritur

Nov 30, 2022 | 15:42
SHPËRNDAJE

Pas lajmeve se janë ndarë, reperi Fero Fera,  u shpreh me nota tallëse dhe ironike gjatë një ‘Live’ në  Instagram, ku tha se Arbenita Ismajli e ka lënë dhe po vuan shumë për këtë gjë.

“Më ka lënë Arbenita, jam duke vuajtur. Kismet Arbenitës do t’i bëj 10  këngë se jam duke vuajtur”– u shpreh reperi. (Lexo te plote)

Mirëpo pas reagimit të reperit duket se modelja e ka thumbuar publikisht babain e vajzës së saj. Arbëenita publikoi një pjesë nga intervista virale e këngëtares Cher, teksa shprehet që meshkujt nuk janë aspak të rëndësishëm në jetën e tyre.

Kujtojmë se kjo krisje e çiftit i ka habitur të gjithë fanstat, pasi vetëm disa javë më parë reperi ishte i ftuar në “Më Lër të Flas” ku tregoi se marrëdhënia mes tij dhe Arbenitës është shumë mirë.

“Me Arbenitën kuptohemi për çdo gjë, unë jam i thjeshtë, ndonjëherë e humb kohën me gjëra që nuk ia vlen, ajo më kupton për çdo gjë”,- u shpreh Fero.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura