Po vjen uragani Elgid Doda, shihni me çfarë yjesh do të këndojë këtë vit

Feb 3, 2016 | 11:50
SHPËRNDAJE

‘’Vitet e kaluara ka qenë si një eksperiment të dal të këndoj, kurse këtë vit i kam hyrë seriozisht kësaj fushe. Prandaj sivjet unë erdha më profesionalisht në këngë’’.

Kështu shprehet Elgiti në lidhje me angazhimin e tij profesional në fushën e muzikës dhe që tashmë do e shohim edhe si këngëtar, jo vetëm si producent. Ai u bë shumë i përfolur bashkë me Noizyn për këngën, siç thuhej plagjiat, te Top Fest.

bb58f052a48f1fba0c940f174c2acfdf

‘’Nuk mund të them që nuk kishte ngjashmëri stili, por në backstage këtë këngë e kanë testuar 5 kompozitorë dhe doli që kënga nuk është plagjiaturë, një zhanër si ajo tjetra, por aspak plagjiat se nuk do të kishim shkuar në finale’’, thekson Doda. ‘’E vërtetë se na sulmuan dy ditë para finales se një këngë e vjedhur do të fitojë ‘Top Festin’ dhe ishte mënyrë për të na dëmtuar. Në fakt, nuk na dëmtuan se ne nuk shkuam për çmimin e parë, synimi ishte që kënga të bëhet hit, ajo ishte me rëndësi për ne’’, thotë Elgiti.

‘’Kam zgjedhur që të dal në bashkëpunime se e kam pasur qejf, artistët kosovarë janë të talentuar të gjithë, por do të veçoja një bashkëpunim me Mc Kreshën, por edhe me femër nuk do të ishte keq dhe unë do zgjidhja Dafinën.

003725484f880a632fd9c310305c4f1c

Kam një këngë tjetër me Noizyn, kam një baladë vetëm dhe kam një këngë me Zajminën dhe një repist, Blasta, kam prapë një këngë me Encën’’, thotë më tej ai për bashkëpunimet, ndërsa sa i përket jetës private, Elgiti thekson: ‘’Nuk them se po vuaj se njerëzit zhgënjehen, është normale, por nuk është arsyeja kjo. Për momentin jam fokusuar në punë, është pikësynimi që më pas të kem kohë të shoh dhe për dashurinë. Fati nëse do, mund të më përzgjedhë’. P

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura