Po udhëtonte me motorin që shpërndante pica/ Si u aksidentua për vdekje shqiptari në Greqi

Mar 1, 2021 | 9:31
SHPËRNDAJE

policia greqiNjë 20-vjeçar shqiptar ha humbur jetën në një aksident rrugor në kryeqytetin e Greqisë, në Athinë. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës të së shtunës, ndërsa viktimë mbeti shtetasi Niko Nikolli, me origjinë nga fshati Troshan i Lezhës.

Sipas të dhënave, i riu ishte duke udhëtuar me motorin e punës, me të cilin shpërndante pica, teksa është përplasur nga një automjet.

Goditja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 20-vjeçarit shqiptar, i cili jetonte prej vitesh bashkë me familjen në kryeqytetin grek.

Në lidhje me aksidentin, Policia e shtetit fqinj ka nisur hetimet, ndërsa është shoqëruar dhe po merret në pyetje drejtuesi i automjetit i cili përplasi motorin me të cilin po lëvizte i riu shqiptar.

Trupi i viktimës pritet të sillet në ditët në vijim në Shqipëri, ku do t’i jepet lamtumira e fundit dhe do të prehet në varrezat e fshatit Troshan të Lezhës. Familja Nikolli jetonte dhe punonte prej 25 vitesh në Athinë. E. H.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura