“Po u bë gjë, do vras nga këta sa të ngopem…”/ Publikohet raporti sekret me komentet armiqësore. Ja bisedat në burgun e Burrelit

Feb 16, 2021 | 7:57
SHPËRNDAJE

burgu burrelit-sekret-maqo comoDashnor Kaloçi/ Pubikohen disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qëndror i Shtetit në Tiranë) fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), që i përkasin vitit 1968, ku Drejtori i Sigurimit të Shtetit, Feçor Shehu, me anë të disa raport-informacioneve me siglën “Tepër sekret”, informon Komitetin Qëndror të PPSH-së dhe personalisht, Hysni Kapon, sekretarin që mbulonte organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes Popullore etj., lidhur me “komentet armiqësore” që bëheshin nga elementë të ndryshëm në disa rrethe të vëndit, si: në Tiranë, Durrës, Lushnje, Lezhë, Tropojë, Sarandë, Kukës, Elbasan, Gjirokastër, Përmet, etj., për agresionin ushtarak të Bashkimit Sovjetik ndaj Çekosllovakisë!

Si i komentonin ato ngjarje në burgun e Burrelit, të dënuarit politik, si: Halim Xhelo, Maqo Çomo, Kin Dushi, Vangjel Xhomaka, Abdulla Sallaku, etj., si dhe disa pjestarë të trupit diplomatik të huaj të akredituar në Tiranë, të cilët ishin vënë nën përgjim nga ‘Shtëpia me Gjethe”?!

“Elementë antiparti që vuajnë dënimin në Burgun e Burrelit, për ngjarjet në Çekosllovaki janë shprehur: ‘Halim Xhelo ka thënë; Meqënse e filluan sovjetikët në Çekosllovaki, do të vazhdojnë me rradhë nga Jugosllavia, Rumania e Shqipëria, që të vendosin njëherë e mirë rregull’. Maqo Çomo ka thënë: “Ndërhyrja ushtarake në Çeki është një inkurajim për forcat e opozitës në Kinë, ngjall shpresa edhe për një mundësi të ndërhyrjes së sovjetikëve në Kinë. Ardhja në fuqi e Dubçekut dhe tendenca për shkëputje nga kampi, ka të bëjë me një kompllot të madh ndërkombëtar, ku kanë gisht kinezët, imperialistët, jugosllavët, rumunët. Kinezët mbështesin çdo forcë dhe vënd, vetëm me konditë që të jenë kundër B.S. Në një bisedë që ka bërë Maqo Çomo me Vangjel Xhomakën, Maqua i ka thënë: ‘Do të jem armik i udhëheqjes së partisë dhe shtetit tone, për aq kohë sa ajo do t’i kundërvihet udhëheqjes sovjetike, dhe në rast se ata do të merren vesh midis tyre, unë nuk kam asnjë pretendim për udhëheqjen e sotëme të vëndit tonë. Do të ishte gabim të kërkoj nga sovjetikët që të vinin si kusht për normalizmin e marrëdhënieve me Shqiprinë, ardhjen në fuqi të personave të dënuar nga partia, si Bedri Spahiu, Liri Belishova, etj. Këta që flasin në këtë mënyrë kundër Bashkimit Sovjetik, duhet të jenë ndonjë agjenturë e imperializmit, se ndryshe nuk ka se si ta kuptosh’. Kështu thuhet në mes të tjerash në një raport-informacion me siglën ‘Tepër sekret’ të vitit 1968, të Drejtorit të Sigurimit të Shtetit, Feçor Shehu, dërguar sekretarit të Komitetit Qëndror të PPSH-së, Hysni Kapo, lidhur me “komentet armiqësore” që bëheshin në rrethe të ndryshme të vëndit, në rradhët e Ushtrisë, në Burgun e Burrelit, në trupin diplomatic të akredituar në Shqipëri, etj., lidhur me agresionin ushtarak të Bashkimit Sovjetik ndaj Çekosllovakisë. Për më shumë rreth kësaj na njohin dokumentet arkivore që Memorie.al I publikon të plota në këtë shkrim.

Raport-informacioni i Feçor Shehut për Hysni Kapon

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPERISE               “TEPER SEKRET”               

MINISTRIA E PUNEVE TE BRENDESHME                Gr. 3/b 2 vjet       

DREJTORIA E PARE

Nr. 1765 Prot.                          Tiranë, më 19/IX/1968

Lënda: Mbi komente armiqësore të bëra nga elementi armik dhe komente të tjera të bëra nga përfaqësuesit e huaj.

SEKRETARIT TE KOMITETIT QENDROR TE PP SHQIPERISE

              SHOKUT HYSNI KAPO                                           

                                             TIRANE

  • Komentet armiqësore

Nga njoftimet e 6 Degëve të Punëve të Brendshme të bëra dy tre ditët e fundit, rezulton se elementi armik i inkurajuar nga situata e krijuar pas pushtimit të Çekosllovakisë nga Bashkimi Sovjetik e pasonjësit e tij, ka intesifikuar komentet e tij armiqësore. Janë bërë komente edhe nga disa persona që nuk janë në kontroll të organeve tona. Komentet më karakteristike janë;

  • Në rrethin Sarandës

Për ngjarjet në Çekosllovaki kanë folur 31 persona, prej tyre në përpunim 14, në kontigjent 10, dhe jashtë kontrollit 7. Ndërsa si shtresë janë të pasur 2, të mesëm 15, dhe të varfër 14. Komentet konsistojnë;

“Sovjetikët okupuan Çekosllovakinë për të zhdukur socializmin demokratik. Këtë gjë do ta bëjnë edhe në vendet e tjera, duke përfshirë dhe vendin tonë; këta prandaj bëjnë lojë ushtarake, mbasi kanë frikë se mos na sulmojnë si Çekosllovakinë. Grekët e kanë mbushur kufirin me ushtarë nga Stillua gjer në Kakavi. Po të fillojnë dhe këtu, dimë ne se si do të veprojmë dhe se çfarë do t’u bëjmë këtyre.

Dalja nga Traktati i Varshavës u bë nga frika se mos ngjan edhe këtu si në Çeki. Traktati i Varshavës nuk është agresiv, se po të qe i tillë do ta kishim denoncuar me kohë.

  • Në rrethin e Tiranës

Këto dy ditë kanë folur 15 persona, nga këta 11 janë në përpunim dhe kontigjent dhe 4 jashtë kontrollit. Kanë komentuar;

“Tanëve duket se u ka rënë era se do të sulmohet edhe Shqipëria si Çekia. Sovjetikët nuk vinë nga kufiri, por nga qielli duke dërguar shumë aeroplanë, të cilët do ta mbulojnë qiellin sa të mos shikosh diell me sy. Keta mbahen kot me hijen e mëngjesit. Po na fusnin në qorrsokak duke lozur me zjarrin, me një shtet kollos si Bashkimi Sovjetik, që brenda 4-5 orëve, i jep fund çdo gjëje. -Po u bë gjë, do vras nga këta sa të ngopem, sepse këta do merren me sovjetikët dhe nuk kanë kohë të na shikojnë ne se çfarë do bëjmë, vetëm një gjë duhet ditur, ose njerëzit janë të përgatitur shumë mirë nga na ideologjike, ose ju ka ardhur në majë të hundës. Më parë nuk kemi dalë nga Traktati i Varshavës, se duke qenë anëtar, mbroheshim nga sulmet e imperializmit, ndërsa tani mbas ngjarjeve në Çeki, kërkojnë të dalin, sepse nën pretekstin e tij, të na sulmojnë edhe ne, etj”.

  • Në rrethin e Kukësit

Në këtë rreth kanë komentuar 20 persona, prej këtyre 17 në përpunim e kontigjent dhe 3 jashtë kontrollit, që u përkasin; të pasur 3, të mesëm 13, të varfër 4, që të gjithë me punë e banim në fshat. Këta janë shprehur;

“I kemi pas humbur shpresat, por tani do bëhet si në Çeki, sepse neve u prishem me Traktatin e Varshavës, qeveria jonë tani bën mirë që të bashkohet me Jugosllavinë, sepse kështu shpëtojmë nga kjo situate”, etj.

  • Në rrethin e Elbasanit

Në drejtim të ngjarjeve vihet re në këtë rreth se janë aktivizuar edhe elementa në kontigjent, ku megjithëse për vite me rradhë nuk kanë folur, aktualisht të inkurajuar nga situate, janë hedhur në aktivitet duke u shprehur:

“Sovjetikët do të veprojnë edhe në Shqipëri si në Çeki, duke lënë aparatin në vend, vetëm më disa ndryshime, duke hequr disa udhëheqës, e të tjera. Fjalimi në Kuvendin Popullor është i fortë, por edhe sovjetikët që pushtuan Çekinë brenda tre orëve, janë të fortë”, etj.

  • Në rrethin e Lezhës.

Elementi armik që ndiqet nga rradhët tona por edhe ndonjë jashtë evidencës sonë operative, gjithsej rreth 25 vetë kanë bërë komente të ndryshme. Më kryesoret janë; “Kjo qeveri që e ka armatosur gjithë popullin, kujton se në rast agresioni e përballon atë, por e ka gabim, sepse B.S. e të tjerë që e pasojnë, janë shumë të fortë dhe nuk mund t’u rezistojnë edhe sikur çdo shqiptar të kishte top në vend të pushkës. Njerëzit e kësaj qeverie e mbivlerësojnë veten, vëndi ynë është i vogël dhe i vetëm, nëqoftëse sulmohemi, nuk kemi asnjë shtet fqinjë që të na ndihmojë, Kina është shumë larg. Një fjalë e urtë e popullit thotë që mos lavdëro vetëveten, por lere të lavdërojnë të tjerët, ay që shitet se diçka është, nuk është asgjë, këta kanë mbetur si peshku në zall, ngjarjet në Çekosllovaki janë në favor të imperializmit, siç duket komunizmit do t’i vijë fundi me shpartallim nga brenda, nuk e kuptoj se ku e ka këtë forcë partia që u qëndron me grushte gjithë shteteve. Keta po e durojnë shumë”.

  • Në rrethin e Burrelit

Elementë antiparti që vuajnë dënimin në Burgun e Burrelit, për ngjarjet në Çekosllovaki janë shprehur:

“Halim Xhelo ka thënë; Meqënëse e filluan sovjetikët në Çekosllovaki, do të vazhdojnë me rradhë nga Jugosllavia, Rumania e Shqipëria, që të vendosin njëherë e mirë rregull”. Maqo Çomo ka thënë: “Ndërhyrja ushtarake në Çeki është një inkurajim për forcat e opozitës në Kinë, ngjall shpresa edhe për një mundësi të ndërhyrjes së sovjetikëve në Kinë.

Ardhja në fuqi e Dubçekut dhe tendenca për shkëputje nga kampi, ka të bëjë me një kompllot të madh ndërkombëtar, ku kanë gisht kinezët, imperialistët, jugosllavët, rumunët. Kinezët mbështesin çdo forcë dhe vënd, vetëm me konditë që të jenë kundër B.S. Në një bisedë që ka bërë Maqo Çomo me Vangjel Xhomakën, Maqua i ka thënë: “Do të jem armik i udhëheqjes së partisë dhe shtetit tone, për aq kohë sa ajo do t’i kundërvihet udhëheqjes sovjetike, dhe në rast se ata do të merren vesh midis tyre, unë nuk kam asnjë pretendim për udhëheqjen e sotme të vendit tonë.

Do të ishte gabim të kërkoj nga sovjetikët që të vinin si kusht për normalizimin e marrëdhënieve me Shqipërinë, ardhjen në fuqi të personave të dënuar nga partia, si Bedri Spahiu, Liri Belishova, etj. Këta që flasin në kët mënyrë kundër Bashkimit Sovjetik, duhet të jenë ndonjë agjenturë e imperializmit, se ndryshe nuk ka se si ta kuptosh”.

Vangjel Xhomaka agresionin e Bashkimit Sovjetik e konsideron veprim të drejtë, duke thënë se kështu u shpëtua çështja e socializmit dhe nuk e la Çekinë të kalonte nga rruga e kapitalizmit. Ndërsa Kin Dushi, shprehet se agresioni sovjetik në Çeki ka qenë veprim i drejtë dhe ashtu si Maqo Çomo, thotë se kemi të bëjmë më një kompllot të madh, ku janë mpleksur, imperialistët, kinezët, jugosllavët, rumunët, me qëllim që ta largojnë Çekinë nga Bashkimi Sovjetik”. Abdulla Sallaku mbron agresionin e sovjetikëve, sepse pengoj kalimin e Çekisë në anën e imperializmit.

  • Në dy ditët e fundit, vërehet një shtesë komentesh në rradhët e ushtrisë. Komentet janë bërë më shumë nga ushtarë, por ka pasur dhe ndonjë oficer.

Oficer Ndue Isufi, efektiv i Rep. 5458 Berat, ka thënë: “Sikur të pëlcasi lufta, do t’i shohim këta trima që flasin kaq bukur se ç’do bëjnë”. Ky officer, del se nuk ka besim në aftësinë mbrojtëse të vendit tonë.

Komentet e tjera janë bërë në këto drejtime: “Sovjetikët janë shumë të fortë, nuk ka shtet t’u dali përpara, ndërsa kinezët megjithë që janë fuqi e madhe, nuk i kanë punët në terezi, po luftojnë njeri tjetrin brenda dhe pas vdekjes së Mao Ce Dunit, ka mundësi të ndjekin rrugën e sovjetikëve, shtypi ynë nuk thotë të vërtetën për Dubçekun, ky e ka ditë planin e sovjetikëve, marrja e tij në formë arrestimi, ka qenë formale dhe populli çek i do sovjetikët; tani ka rrezik që të pëlcasë lufta në ballkan, vëndi ynë do të dëmtohet shumë, Sigurimi do të arrestojë ata që i konsideron si kundërshtarë të tyre.

Shqipëria do të pësojë atë që pësoj Çekosllovakia, ne sikur edhe në çelik të futemi, nuk u qëndrojmë dot sovjetikëve, në Korfuz ka ardhur Flota e IV-të dhe flota sovjetike, në kufirin bullgar, përveç ushtrisë bullgare, ka edhe ushtri sovjetike, se këto forca përbëhen nga 4 divizione etj”.

Komentet bëhen edhe ne rrethe shumë të vogla, pasi elementi armik e ndjen forcën e organeve tona. /Memorie.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura