Po transportonte emigrantë të jashtëligjshëm në automjetin personal, e pëson keq 26-vjeçari nga Kavaja

Sep 25, 2021 | 10:50
SHPËRNDAJE

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar nga Kavaja, i cili u kap ditën e sotme duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm.

policia kufitare

I riu u ndalua nga shërbimet e policisë rrugore në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vashtmi, ku dhe u konstatua prania e emigrantëve të jashtëligjshëm në automjetin e tij “Alfa Romeo”.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorrisë së Korçës për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. H., 26 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vashtmi, Maliq, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Alfa Romeo”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura