Po transportonte dhëndrin e ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini/ Përfshihet në aksident furgoni i Burgjeve, ja detajet e para nga ngjarja

Sep 22, 2021 | 13:59
SHPËRNDAJE

Një furgon i Burgut të Elbasanit është përfshirë sot në një aksident në aksin Bradashesh-Kusarth, teksa po transportonte një të burgosur.

“News 24” raporton se furgoni po transportonte drejt gjykatës Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish-kryebashkiakut te Elbasanit Qazim Sejdini.

Mësohet se furgoni ka përplasur një person që lëvizte me një karrocë të tërhequr nga një kalë. Si pasojë e përplasjes nuk raportohet për të lënduar, ndërsa ka ngordhur kafsha që tërhiqte karrocën. Policia ka krijuar një perimetër sigurie në zonën ku ka ndodhur ngjarja.

Sokol Sanxhaktari së bashku me tre shtetas të tjerë janë arrestuar nga policia në lidhje me vrasjen e 40-vjeçarit Florian Lamçe më 30 korrik të 2020-ës.

NJOFTIMI 

Më datë 22.09.2021, rreth orës 12:20, në lagjen “28 Nëntori “, Elbasan, është përplasur mjeti i Policisë së Burgut Bradashesh me një karrocë që tërhiqet me kafshë dore.

Nga përplasja ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura