VIDEO-Po transportonin sirianë me dy makina, katër të arrestuar. Njëri theu “arrestin e shtëpisë”, çfarë gjeti policia në banesa

Oct 28, 2020 | 10:58
SHPËRNDAJE

Katër persona kanë rënë në pranga pasi u kapën duke 3 emigrantë të paligjshëm.

Finalizimi i operacionit të koduar “Tranzit” çoi në arrestimin e shtetasve Xh. B., 25 vjeç, E. B., 25 vjeç dhe E. B., 30 vjeç, banues në Tiranë dhe K. T., 25 vjeç, banues në Fier.

“Këta shtetas janë kapur në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, duke transportuar në bashkëpunim me njëri – tjetrin, me mjetet tip “Ford Fiesta” dhe “Benz”, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit” thotë policia.

Madje njëri prej tyre,  shtetasi E. B., 25 vjeç, ka dalë nga banesa duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Nga kontrolli i ushtruar në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Tiranë, në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri automatik, 5 krehra automatiku me 153 fishekë luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura